torna alla homepage
vetura tė reja: gama Alfa Romeo
vetura tė pėrdorura dhe Km. 0
shėrbimi dhe asistenca
a kėrkon punė?
 
 
  SHËRBIMI DHE ASISTENCA

Me qëllim që të shërbejë sa më mirë, Tartarella Gold sot vë në dispozicion të klientëve të vet 10.000 metra katror strukturë e cila është në gjendje të plotësojë çdo kërkesë të klientit dhe t'ju japë një asistencë me cilësi absolute.

Shërbimet e Shitjes
Shitësit tonë të specializuar do të jenë në dispozicionin tuaj për t'ju ilustruar të gjitha karakteristikat teknike dhe tregtare të mjeteve. Mund të bëni një xhiro prove dhe të njihni të gjitha modalitetet e pagesës së ofertave

  • Shkëmbim me mjetin e përdorur me financime të lehtësuara
  • Financim
    Në sajë të konsulencës së skuadrës sonë tregtare jemi në gjendje që të kënaqim çdo kërkesë tuajën duke propozuar forma Financimi, Lizing (Leasing) dhe Qira (edhe për privatët) me kushte veçanërisht lehtësuese dhe të personalizuara nëpërmjet shoqërive tona partnere financiare.
  • Shërbimet siguruese
  • Administrim i praktikave të automjeteve
  • Garancia
    Çdo veturë është e mbrojtur nga një garanci kontraktuese, duke filluar që nga data e matrikullimit.

Asistenca dhe Mirëmbajtja

Shërbimi i asistencës është në dispozicionin Tuaj nga e hëna deri të shtunën paradite. Nëpërmjet një prenotimi, riparimi mund të kryhet brenda ditës, duke e zvogëluar në minimum ndalesën teknike të mjetit. Për ndërhyrje të veçanta është i mundur prenotimi, me pagesë, i një veture zëvendësuese për kohën e nevojshme të riparimit. Veçanërisht kryejmë aktivitetet e mëposhtme:

  • Ofiçinë mekanike dhe teknike
  • Karroceri
  • Goma dhe ekuilibër aerodinamik
  • Elektro-auto
  • Shërbim Para-kontrolli
  • Shërbim lavazhi të makinës

Planifiko me korrektësi shpenzimet e administrimit
A ke dëshirë të planifikosh me korrektësi shpenzimet e administrimit të makinës sate?
Sot Tartarella Gold të propozon tipologji të ndryshme shërbimesh që do të japin mundësi për të administruar jetën e automjetit tënd në mënyrën më ekonomike që të jetë e mundur.
Kanë lindur, në fakt:
1. InTempo (NëKohë) është shërbimi që jep mundësinë të kursesh për operacionet e parashikuara të mirëmbajtjes së programuar, për automjetet e paraqitura në Librezën e Përdorimit dhe të Mirëmbajtjes. Kështu që do të kesh mundësi të blesh paraprakisht, sipas kërkesave tuaja, 2 deri në 5 kuponë të mirëmbajtjes, duke kursyer deri në 20% mbi çmimin e listës së pjesëve të këmbimit, duke qenë i sigurt se do të jesh i mbrojtur nga rritjet e çmimeve.
2. InForma (NëFormë) është shërbimi i mirëmbajtjes së jashtëzakonshme që ofron mundësinë për të blerë paketa për zëvendësimin e pjesëve të veçanta kryesore që i nënshtrohen konsumimit në bazë të kërkesave tuaja kilometrike (p.sh. patinat e frenave përpara dhe prapa, disqet e frenave përpara, amortiz. përp. dhe prapa, furçat e fshirëses së xhamit, bateritë). Gjithmonë me një zbritje prej 20% mbi çmimin e listës së çmimeve të pjesëve të këmbimit dhe duke siguruar bllokimin e çmimit.
3. InPiù (MëTepër) është zgjatja e garancisë deri në 5 vite ose 150.000 km, asistencë rrugore, rimorkim, ofiçinë të lëvizshme, rikthim të veturës së riparuar, mjet zëvendësues, shpenzime hoteli dhe kthim në destinacion të pasagjerëve, etj.

Do të jemi të gëzuar që të mikpresim pranë selisë sonë për të dhënë sqarimet e duhura.

Pjesë këmbimi dhe aksesorë
Oferta komplete për Pjesë Origjinale dhe Aksesorë të përshtatshëm për personalizimet më të veçanta dhe të specializuara për të gjitha veturat. Në qoftë se dëshironi të personalizoni automjetin tuaj, në linjën Aksesorë mund të zgjidhni ndërmjet sistemeve audio, sistemeve të lundrimit satelitor, klimatizatorëve dhe sistemeve të alarmit elektronik dhe shumë gjëra të tjera.


Auto-kortezia - Shërbim mobiliteti
Shërbimi i Mobilitetit është i disponueshëm për 24 orë rresht, 365 ditë në vit, pa asnjë shpenzim shtesë ose kufizime për rrugën e përshkuar. Është në dispozicionin tuaj që nga momenti në të cilin ju dorëzohet automjeti dhe vazhdon nga viti në vit, për çdo kupon kontrolli të mjetit, për të gjithë jetën e veturës suaj.

TARTARELLA GOLD Srl
70043 Monopoli (BA)
Via Baione, S.N. - P.Iva 05695700723
tel: 080 2462400 - fax: 080 2462423
 
© logovia foto: Reportage