Historia tregtare e ndërmarrjes sonë lindi në vitin 1969: Mario Tartarella filloi aktivitetin e tij me markën Simca dhe pastaj me markën Peugeot.
Janë vitet e para të aktivitetit dhe tregu italian i automjeteve fillon të nxjerrë produkte të cilët do të krijojnë më vonë historinë e automobilizmit italian.
Në vitin 1990 lindi miti Alfa Romeo, me të cilin lidhet historia e ndërmarrjes sonë.
Një koncesionare e re, por kryesisht një sfidë e re për t'u përballuar: një zonë kompetence që përfshin 18 komuna të provincës së Bari-t, një markë automobilistike në evoluim dhe një treg gjithnjë e më tepër i hapur për të huajt. Sfida të cilave ndërmarrja jonë i është përgjigjur – dhe vazhdon të përgjigjet – me një vëmendje të madhe për klientelën para dhe pas shitjes.

Pas 15 vitesh ndërmarrja jonë bazohet në markën Alfa Romeo: një zotim i cili është përsëri produkti Made in Italy, që gjatë viteve ka njohur një evoluim të ngadalshëm por thelbësor dhe që sot mund të konkurrojë në një nivel ndërkombëtar. |